Covid-19, Roshi: S’ka më zona të gjelbra, Sallabanda: BE gabim që nuk pajisi Shqipërinë me vaksina

28 Janar 2021, 08:44

Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën epidemiologjike në vend pas rritjes së numrit të rasteve ditore me covid-19. Virusi është shpërndarë tashmë në të gjithë Shqipërinë, ku nuk ka më zona të gjelbra. Ekspertët e Shëndetësisë shprehen njëzëri se kanë ndikuar neglizhenca e qytetarëve për respektimin e masave anti-COVID, si edhe për faktin që është përpara stina e dimrit. Të ftuar në studio Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë Enver Roshi, nëndrejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, Prof.Ass Fabian Cenko dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në lidhje skype nga Madridi Profesor Kita Sallabanda. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi krizën politike në Itali. Në lidhje skype ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu. #repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv