Covid-19, Simaku: Ja pse ka raste riinfektimesh, maskë edhe ata që e kanë kaluar virusin

11 Shkurt 2021, 09:10

Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Komitetit Teknik për masat e reja kufizuese nga ora 20:00 deri në orën 06:00 dhe mbylljen e gjimnazeve në disa qytete të vendit. Të ftuar në studio anëtarja e Komisionit të Shëndetësisë Klodiana, Spahiu, shefi i Task Forcë Shkëlqim Hajdari, shefi i Hematologjisë në QSUT Arben Ivanaj dhe deputeti Edmond Stojku. Në lidhje skype epidemiologu i ISHP-së Artan Simaku deklaroi se rastet e riinfektimeve me COVID-19 janë të rralla, por që ndodhin dhe për këtë arsye çdo person, si ai që ka kaluar COVID apo jo dhe si ai që ka bërë vaksinë duhet të ruhen pasi deri sa pandemia të zhduket të gjithë janë të rrezikuar. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv #repolitix #denisminga #reportTV