COVID-19/Cenko: Ka një lehtësim të rasteve në spitale, ky është indikatori më i besueshëm

12 Janar 2021, 22:37

Profesori Fabian Cenko tha se indikatori që ai shikon si më pozitivin për situatën e pandemisë në vend është lehtësimi i rasteve në spitale. Ai tha se ky indikator është mjaft i rëndësishëm dhe më i besueshmi për të treguar se virusi nuk është dhe aq agresiv.