Covid-19,Fico: Orët e izolimit të mirëmenduara ska më zona të gjelbra

12 Nëntor 2020, 20:36

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend ndërsa startoi dhe kufizimi i lëvizjes dhe mbylljes së bare-restoranteve nga ora 22:00-06:00. Në lidhje skype drejtoresha e ISHP-së Albana Fico , në lidhje skype Dr. Ilir Pecnikaj pjesë e Departamentit të Shëndetësisë në PD dhe në lidhje skype nga Madridi Prof.Dr. Kita Sallabanda. Në studio Nard Ndoka ish-ministër i Shëndetësisë, Arben Mece opinionist, Ilir Alimehmeti epidemiolog , Arsen Rusta gazetar. Në lidhje direkte nga zona e ish-bllokut Tiranë gazetarja Diamila Leka për të monitoruar sesa po e zbatojnë qytetarët ndalimin e lëvizjes nga ora 22:00-06:00.