'DailyMail' shkrim për Kukësin: Adoleshentët zotohen se do ikin në Britaninë e Madhe se s’ka punë

27 Nëntor 2023, 16:50

Gazeta britanike Daily Mail përmes një reportazhi këtë të hënë është ndalur sërish në emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas gazetës adoleshentët në një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, në Kukës, nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të emigruar në Britani, pavarësisht se Londra zyrtare ka dhënë një program prej 8.4 milion paund për t'i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpi.