Dalin pamjet, ja dhoma e izolimit në Komisariatin e Kamzës që iu vu zjarri nga dy të arrestuarit

27 Mars 2022, 11:07 | Përditesimi: 27 Mars 2022, 11:07

Report Tv ka siguruar VIDEO të dhomës së izolimit në Komisariatin e Kamzës, nga ku nisi zjarri që i mor jetën të arrestuarit për dhunë në familje, Arben Mici, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni dhe polici Hajredin Boja. Ishin Mici dhe Boja ata që i vunë flakën me çakmak qelisë, me qëllimin për t'u arratisur.

r.k./Shqiptarja.com