Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që përroi i Çullos të dalë nga shtrati në Gjirokastër duke bllokuar unazën e qytetit e cila më pas u lirua pas ndërhyrjes nga emergjencat. Adriatik Onjea punonjës i Bashkisë Gjiokastër tha se ndodhen në disa vende ku shfaqen problematika.
"Emergjencat e Gjirokastrës janë shpërndarë në pikat problematike. Jemi në pika të ndryshme në aksin e fshatit Zhulat dhe në fshatin Lazarat, gjithandej në Gjirokastër ku ka problematika."-tha ai.















