Dalja nga shtrati i lumit Vjosë përmbyt serat në Kafaraj, fermerët: Jemi të shkatërruar, kërkojmë dëmshpërblim! Dëmet nuk llogariten, ishte piku i prodhimit

9 Janar, 16:22 | Përditesimi: 9 Janar, 16:22

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj.

I.M/Shqiptarja.com