DASH paralajmëron sanksione të reja: Synimi ynë, çrrënjosja e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

27 Shtator 2022, 17:25 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 08:49:43

Departamenti i Shtetit ka si synim që të çrrënjos korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price në një konferencë për media. Sipas tij, metoda më e mirë për ta bërë këtë është sanksionimi.