Debat mes grave deputete në Kuvend! Balluku: Na është thënë 'harem'! Duma: Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë! Deputeti: E kam thënë politikisht...pusho ti more derrkuc

16 Nëntor 2021, 11:46 | Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 11:46

Kuvendi në këto momente është shndërruar në një debat vetëm për etikën nga gratë deputete. Ministrja Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë 'Harem të Ramës' qeverisë. Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS në sallë. 

Balluku: Në këtë sallë na është thënë 'Harem i Ramës' për gratë deputete

Duma: Nëse ka thënë 'Harem' Gjekmarkaj të kërkojë falje

Gjekmarkaj: E kam thënë politikisht...mos më fol mua me atë ton, foli Ramës...Pusho mor ti derrkuc

r.k./Shqiptarja.com