Debat, Klosi: E njoh LSI-në më mirë se ju! Jakaj: Çfarë ka në dorë qeveria, t'i japë rrogën Ramës?

2 Shkurt 2021, 23:00 | Përditesimi i fundit: 2021-02-02 23:01:51

Gjatë emisionit Repolitix ka pasur debat mes të ftuarve lidhur me qeverisjen e PS-së. Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një koalicion PS dhe LSI duke u shprehur se socialistët janë partia më e arsyeshme. Sipas tij, mirëqënia e njerëzve nuk e bën qeveria. Kjo ka tensionuar bisedën me Besnik Jakën i cili thotë se çfarë ka në dorë qeveria, vetëm t'i japë rrogën Ramës.

Pjesë nga debati:

Klosi: Një koalicion të mundshëm unë e shoh mes LSI-së dhe PS-së. Me dëshirë apo pa dëshirë të Monikës.

Muça: E keni patjetër të nevojshme që PS të jetë në pushtet? Nuk duhet të ikë, të jetë ose vetëm, ose në koalicion me PD-në ose LSI-në, e doni me patjetër në pushtet Ramën.

Klosi: Po, e kam dëshirë. Jam i sigurt që PS sot është partia më e arsyeshmja. Çfarë të stonon ty tani?

Muça: Mua më stonon jetesa.

Klosi: Nuk është drejtimi i qeverisë për të bërë mirëqënien e njerëzve.

(ndërhyn Besnik Jakaj)

Klosi: E njoh LSI-në më mirë se sa ty, pavarësisht se je në struktura.

Jakaj: Kam qenë student...

Klosi: Unë kam qenë drejtues i SHIK kur ti ke qenë student e njoh më mirë partinë tënde.

Jakaj: Para 7 viteve sa ka qenë borxhi publik.

Klosi: E di ti sa e kanë pasur italianët borxhin publik... Këtë e mbani referencë juve, ai tjetri tha mirëqënien...

Jakaj: Thoni se mirëqënien se ka në dorë qeveria, borxhin publik se ka në dorë qeveria, arsimin se ka në dorë qeveria, për  çfarë është qeveria, t'i japë rrogën Ramës.