Debat te 'Shëndetësia', Grida Duma ndërpret mbledhjen: Ministrja nuk ka shifra! Muzhaqi: Janë në INSTAT, bëjeni vetë llogaritjen

31 Tetor 2022, 10:20

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Teksa diskutohet projektligji i buxhetit 2023, kryetarja e Komisionit, Grida Duma i drejtoi pyetje ministres Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është 5 miliardë. Por fakti që nuk bënte një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë bëri që Duma të ndërpriste mbledhjen për disa minuta.