Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit! Miratohet rritja e pagave për punonjësit e bashkisë! Opozita kundër: Të rritet cilësia e shërbimit

29 Shtator 2023, 10:29

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e radhës të Këshillit Bashkiak në Durrës, ku vetëm me votat e mazhorancës është miratuar rritja e pagave për punonjësit e bashkisë dhe institucioneve të tjera në varësi të saj. Këshilltarët e Partisë Demokratike dhe Rithemelimit ishin kundër rritjes së pagave.