Debate në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkon seancë dëgjimore për '5 Majin'! Bardhi: Nesër të jetë afati i fundit! Bushka: Kërkesa në kundërshtim me rregulloren

24 Janar 2022, 12:06

Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme me debate, kjo për shkak të kërkesës së opozitës për të mbajtur një seancë dëgjimore për shembjet e banesave në '5 Maj'. Opozita nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një seancë dëgjimore maksimumi deri nesër, por kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, kërkesa do të shqyrtohet dhe do të vendoset data.