Debate te TIMS-i, Gështenja: Një plan hetimi! Qefalia: Mos bëni diversion, të flasin ekspertët!

8 Maj, 13:41

Anëtarët e PS kanë pretenduar se kryetari i komisionit për të dhënat e sistemit TIMS Ervin Salianji po ndërpret ekspertët qëllimisht teksa pritet të prezantohet plani i hetimit. Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët, ndërsa Xhemal Qefalia tha se duhet t'u lihet kohë ekspertëve që të bien dakord për një plan të përbashkët hetimor.