Debatet në Kuvend për ish spiunët, Pampuri në Report Tv: Deklasifikim, dekomunistizim dhe lustracion, vetëm kështu u japim fund

13 Gusht 2022, 13:49

Deputetja e PD, Oriola Pampuri në një intervistë për Report Tv thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për dekomunistizim dhe lustracion për të shpëtuar nga tranziocioni 30 vjeçar. Deputetja veçon se është e papranueshme shfaqja e simbolikave të diktaturës në aktivitete të caktuara apo që ish bashkëpunëtorë të sigurimit vijojnë të qëndrojnë në skenën politike.