Debati për resortin e luksoz të Ulajt në Rrjoll, Koçiu: Respektojmë vendimet e gjykatës

14 Maj, 19:28 | Përditesimi: 14 Maj, 19:28

Qeveria respekton vendimin e gjykatave dhe nuk ndërhyn në konfliktet civile tha zv.kryeministrja Albana Koçiu në parlament për çështjen e ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll. Teksa iu përgjigj në interpelancë deputetëve të Partisë Mundësia, që kërkuan sqarime mbi pretendimet e banorëve se Bashkim Ulaj u ka grabitur pronën, numri dy i qeverisë tha se pretendimit të tyre i jep përgjigje vetëm drejtësia. 

 

I.M/Shqiptarja.com