Dëbora shkakton vështirësi qarkullimi në aksin Elbasan-Gjinar-Zavalinë! Bodrumet e dy banesave në Prrenjas nën ujë

8 Janar, 10:47 | Përditesimi: 8 Janar, 10:47

Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë nga moti i keq këtë të enjte. Sipas njoftimit të prefekturës bëhet me dije se reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në aksin Elbasan-Gjinar-Zavalinë dhe Elbasan-Tiranë (aksi rrugor i vjetër nga Krraba.

Rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë teksa borëpastrueset ndodhen në terren.

Në bashkinë Gramsh raportohet se ka prurje të shumta nga lumi Devoll në Njësinë administrative Pishaj dhe lumi Kërpicë në Njësinë administrative Kushovë, ku rrezikohen tokat bujqësore dhe banesa.

Ne terren janë mjetet e bashkisë për disa problematika në rrugët e fshatrave si inerte apo bllokime te pjesshme dhe dëbore. Hidrocentrali i Moglicës ka filluar shkarkimet rreth orës 8:30, fillimisht me 50m3/sek dhe aktualisht me 100m3/sek.

Në bashkinë Cërrik rrezikohet stacioni elektrik pranë uzinës së naftës dhe punonjësit për shkak të prezencës së ujit.

Në njësinë administartive Gostimë dhe Mollas ka filluar përmbytja e tokave bujqësore.

Në bashkinë Peqin po punohet aktualisht për pastrimin e akseve rrugore që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë nga rrëshqitja e dherave.

Në bashkinë Prrenjas uji është futur në bodrumin e dy banesave.

A.A/Shqiptarja.com