Dëgjesa e banorëve të 5 majit, deputetja e PD-së ngre shqetësimin te Ligjet: Pas 10 ditësh ende nuk kanë asnjë përgjigje nga bashkia

8 Shkurt 2022, 12:18 | Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 12:18

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi i bëri thirrje deputetëve të qeverisë të respektojnë ligjin dhe të informojnë banorët e 5 majit, siç u mor përsipër gjatë dëgjesës së tyre. Çupi tha se edhe 10 ditë pas dëgjesës, bashkia nuk ka bërë asnjë veprim për t’i informuar dhe as komisioni i ligjeve nuk ka vënë bashkinë nën presionin e duhur për të mos nëpërkëmbur të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për shtëpitë e tyre

r.k./Shqiptarja.com