Deklaratat e Grenell, Krisafi: Kurti do ta ketë shumë të vështirë me Trump nëse fiton zgjedhjet

3 Shkurt 2025, 23:03 | Përditesimi: 3 Shkurt 2025, 23:03

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komenton në Report Tv sulmin e ashpër të  Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Krisafi thotë se këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe aq më tepër për Kurtin në rast se fiton zgjedhjet më 9 shkurt. Sipas tij, është një sinjal që Kurti do ta ketë më shumë të vështirë me administratën Trump.

 

I.M/Shqiptarja.com