Delvinë, flakët i afrohen puseve të naftës

12 Gusht, 18:54 | Përditesimi: 12 Gusht, 18:54

Zjarret në Delvinë i janë afruar shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu të ndodhë një katastrofë me pasoja të paimagjinueshme. Mësohet se për të parandaluar afrimin e mëtejshëm të zjarrit pranë puseve të naftës, drejt vendngjarjes po shkojnë forca të shtuara zjarrikëse, ushtarë dhe një helikopter për të hedhur ujë nga ajri. 

r.k./Shqiptarja.com