Delvinë- Policia e Delvinës ka nisur hetimet për tre persona të cilët dyshohen se ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar si Alfred Muçi, Serjan Çepe dhe Dilaver Guga.
Si pasojë e përhapjes së flakëve nga data 24 deri më 28 korrik, zjarri përfshiu zonat përreth dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në fshatrat Senicë, Tatëzat, Vergo, Kopaçez dhe në malin e Galishtës


















