Delvinë/ Riaktivizohet zjarri në Kalasë, në terren asnjë zjarrfikës! Banorët aksion për shuarjen e flakëve

28 Korrik, 15:14 | Përditesimi: 28 Korrik, 15:14

Në zonën e Kalasë në Delvinë mesditën e sotme është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit.

Flakët ndodhen afër zonës së banuar, ndërsa në terren nuk ka asnjë shërbim zjarrfikës.

Në këtë situatë banorët janë mobilizuar për fikjen e flakëve.

I.M/Shqiptarja.com