Dëme katastrofike në Durrës, gati 1 mijë shtëpi dhe 337 biznese të përmbytura, banorët në protestë: S’kemi ndihmë! Opozita: Shkak kanalet e hidrovori

7 Janar, 18:35 | Përditesimi: 7 Janar, 18:35

160 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e të strehohen në Konvalishence. Më goditura janë ish-Këneta, Shkozeti, zona e Plazhit dhe fshatrat Manëz e Rrashbull. Opozita i kërkon prokurorisë te hetoje, me argumentin se përmbytjet nuk erdhën nga shiu por nga mosfunksioni i kanalizimeve dhe hidrovorit të ri, i cili ka kushtuar 20 mln euro.

    A.M/Shqiptarja.com