Dëmet natyrore, shteti u ka 2 milionë euro borxh qytetarëve pa llogaritur përmbytjet e fundit! Emergjencat kërkojnë para shtesë

25 Nëntor, 16:00 | Përditesimi: 25 Nëntor, 16:00

Banorët e prekur nga përmbytjet akoma nuk po shohin në terren punonjës shteti që po llogarisin dëmet. Kreu i Emergjencave Civile ishte në Kuvend, ku ju tha deputetëve se shteti ju ka borxh qytetarëve gati 2 milionë euro nga dëmet e fatkeqësive të shkuara. Rrezik i lartë vijon të paraqesë jugu, kryesisht Saranda, Delvina e Finiqi, ku shirat në ditët në vijim do të vazhdojnë.

r.k./Shqiptarja.com