Dhuna e militantëve në protestën e PD-së, rrezikoi seriozisht edhe ekipet e medias në terren, në detyrë për të pasqyruar për opinionin publik gjithë sa ndodh në tubim. Në këto pamje shihet momenti kur objektivi i një operatori të një televizioni tjetër, ka filmuar gurin që hidhet ndaj kamerës së Report Tv. Operatori i Report Tv, ka qenë duke xhiruar përplasjen e militantëve dhe disa deputetëve të PD-së me policinë. guri që demonstruesit hodhën mbi kamerën, e dëmtoi atë, ndërkohë që po transmentonte live.
Ndërsa ky, në një tjetër moment, që tregon filmimet që operatori i Report Tv ka qenë duke bërë në momentin kur kamera u godit me gurë. Militantët shkulën trotuaret dhe me pllakat e tyre qëlluan dhe kamerën, një goditje e fortë zhurma e së cilës dëgjohet teksa operatori i Report Tv ishte duke filmuar përplasjet te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Revolta e militantëve ndaj policisë, me goditje me gurë, rrezikoi seriozisht gazetarët që ishin pranë kordonit të sigurisë, me mikrofonat drejtuar deputetëve të PD-së për të përcjellë atë se çfarë shprehnin në përballjen me forcat blu.




















