Denar Biba: Propozimi I PD për KQZ e bën atë edhe më politik

24 Qershor 2020, 09:31

Emisioni Repolitix trajtoi reformën zgjedhore dhe propozimin e ri të opozitës jashtë parlamentare për formulimin e KQZ-së. Të ftuar në studio nënkryetari I KQZ-së Denar Biba, ish kreu I KQZ Kristaq Kume , konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari dhe analisti Ilir Kalemaj. Nënkryetar i KQZ aktuale Denar Biba në lidhje me propozimin e ri të PD për përbërjen e KQZ, tha se është i njëjti me atë që u arrit gjatë marrëveshjes së 5 qershorit.Denar Biba shtoi se tashmë është tërësisht politik dhe se ato funksione që sot i bën vetëm KQZ aktuale, e reja është të jetë e konceptuar me 3 ndarje të saj. Biba tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se nëse deri sot anëtarët nuk duhet të ishin politk, sot duhet të jenë ish drejtues politik.