Dendias sot në Shqipëri, Idrizi në ‘5 pyetjet’ : Vlerësoj Ministren që përmendi Çështjen Çame, por pa rezultat! Duhet të sqarohet se çfarë do të çohet në Hagë

23 Maj 2022, 22:41

Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi  në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.