Dënimi i Becchettit për skemë mashtrimi mund të rihapë çështjen në arbitrazh! Shqipëria do të kundërshtojë sërish dënimin 110 milionë euro

24 Shkurt 2022, 15:29

Dënimi me 17 vite burg i Francesco Bechettit mund të rihapë procesin në arbitrazh. Ai ka fituar 110 milionë euro ndaj Shqipërisë me argumentin se përndiqet politikisht, pasi ndaj tij s’kishte dënim nga gjykata. Ndërkohë, pas 6 vitesh tashmë ka një dënim ndaj tij, që avokatura e shtetit mund ta përdorë si provë.