Deputetë e braktisën, Berisha nuk i përgjigjet pyetjes së 'Report Tv'

30 Prill 2022, 11:01 | Përditesimi: 30 Prill 2022, 11:01

Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të nisin punimet e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit. I shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, ish-kryeministri e konsideroi 30 prillin si 'ditë të një rëndësie të madhe', por megjithatë refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares së Report Tv për braktisjen nga pjesa më e madhe e deputetëve të PD.

 

KT/Shqiptarja.com