Deputetët e PD që nuk i janë bashkuar Berishës mbledhje suprizë, burime për Report Tv: Diskutojnë për të ardhmen

19 Korrik 2022, 19:21 | Përditesimi i fundit: 2022-07-19 19:28:35

Në një kohë kur dukej sikur Sali Berisha kishte marrë kontrollin e PD pasi një pjesë e mirë e deputetëve iu bashkuan në protestën e 7 korrikut, vjen një mbledhje surprizë e disa deputetëve demokratë që nuk kanë mbështetur nismat e tij.