Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, tha për gazetarët se është në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme.
'Kemi pasur një diskutim të gjatë për gjendjen ku ndodhet PD. Na përbashkim, vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar PD-në. si kryetar i PD përgjegjësia bie mbi mua. Ndava vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes dhe mundësitë e përbashkimit të demokratëve, nuk ka kërkuar as koka turku as justifikime. Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes.'- tha Basha.



















