Deputetët sulmuan qytetarin në protestë, zbulohet padia: Noka më shtyu e kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht

23 Shkurt, 21:14 | Përditesimi: 23 Shkurt, 21:14

Report Tv siguron të plotë dëshminë në polici të 30-vjeçarit Tetem Toraj, i cili denoncoi për dhunë deputetët e PD pasi e sulmuan pa faj, në mbyllje të protestës së 20 shkurtit. Në kallëzimin për deputetët, ai thotë se u sulmua fizikisht nga Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, ky i fundit, e goditi edhe me grushte. E gjitha ndodhi pasi ata dyshuan se ishte agjent civil i policisë, por në fakt ai sapo kishte mbyllur punën në biznesin e tij pranë vendit të protestës.

    A.M/Shqiptarja.com