Dera e PD e mbyllur për mbështetësit e Berishës por e hapur për amerikanët! Në selinë blu shkon zëvendës ambasadori i SHBA, pritet të takojë Bashën

6 Janar 2022, 13:00 | Përditesimi: 6 Janar 2022, 13:00

Në Partinë Demokratike sot është intensifikuara beteja e 'dyerve të mbyllura'. Por e kyçur dera nuk është për zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Demian Smith, i cili ka mbërritur në selinë e PD.

Mësohet se Smith do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

r.k./Shqiptarja.com