Dervishi: Reparti ’Shqiponja’ po hetohet për vrasjen e Klodjanit, protestat jo lidhje me ngjarjen

24 Dhjetor 2020, 14:30 | Përditesimi i fundit: 2020-12-24 16:40:50

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishi tha se ka nisur një hetim administrativ për repartin "Shqiponja", pas vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv i tyre në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. Në emisionin 'Repolitix', Dervishi tha se në hetim është i gjithë zinxhiri drejtues e komandues dhe për çdo parregullsi do të ketë procedim disiplinor deri në përjashtimin e tyre. Krahas zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë në studio janë dhe Arben Hajdarmataj , Arben Mecaj dhe Leonard Karaj.