Detyrim paraqitje për 2 të organizatorët e përplasjes me thika në Shkodër, avokati i të rinjve: S'ka prova që kanë përdorur armë të ftohtë gjatë sherrit

15 Dhjetor, 16:43 | Përditesimi: 15 Dhjetor, 16:43

Në një intervistë për mediat, Anton Kosteri, avokat i të ndaluarve për sherrin masiv në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Shkodër, është shprehur se vendimi i gjykatës për uljen e masës së sigurisë ka qenë në përputhje me kërkesën e mbrojtjes.

Ai shprehet se nuk është e provuar që të ndaluarit kanë përdorur armë të ftohtë dhe se hetimet do të vazhdojnë me metoda të specializuara, ndërkohë që familja dhe të ndaluarit kanë marrë përsipër sqarimin e rrethanave të sherrit me personat e tjerë.

Nga ana tjetër, ai shprehet se raste të tilla të përsëritura të dhunës që po ushtrohet nga të mitur janë një këmbanë alarmi për të gjitha institucionet.

I.M/Shqiptarja.com