Dy gra janë gjetur të vdekura në banesë ditën e sotme në Devoll të Korçës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Progër, ku janë gjetur të pajeta në 60-vjeçarja Fatmira Bami dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami.
Trupat e pajetë u gjetën nga kryeplaku i fshatit, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në natën e 4 marsit. Paraprakisht mësohet se autor i dyshuar i ngjarjes është komshiu i dy grave, Ali Zili 36 vjeç, i cili mendohet të jetë futur në banesë për t'i vjedhur. Pas përleshjes me to, autori i ka goditur për vdekje me sende të forta. Ai u arrestua pasditen e sotme nga Policia.
















