Dhjetëra hektarë tokë të përmbytura në Lezhë shkaktojnë dëme në bujqësi, fermerët: Mbjellim, por nuk korrim

8 Dhjetor 2021, 19:42

Shirat e ditëve të fundit kanë lënë pas qindra hektarë tokë të përmbytura në fushën e Torovicës në Lezhë. Fermerët shprehen se dëmet janë kolosale në kulturat bujqësore, ndërsa përmbytjet janë të përvitshme, ndaj ka rënë interesi për të zhvilluar sektorin e bujqësisë.