Dhuna ndaj grave/ Psikologia: 80% e njohjeve online të tyre, shoqërohen me presione e dhune psikologjike

25 Nëntor, 18:18 | Përditesimi: 25 Nëntor, 18:18

Dhunës ndaj grave në Shqipëri po i ndryshon forma, por jo ashpërsia. Në Elbasan, gjatë vitit 2025, specialistët kanë vërejtur një fenomen të ri shqetësues. Dhuna fizike po zëvendësohet me dhunë dixhitale, një formë e fshehtë, por po aq shkatërruese.

Organizatat që punojnë me gratë në këtë qytet raportojnë se rrjetet sociale janë kthyer në mjedisin kryesor të sulmeve, që shpesh degradojnë në kërcënime dhe përndjekje virtuale.

Sipas psikologes së Forumit të Gruas në Elbasan, Mirela Gjoni, rreth 80% e njohjeve online të grave shoqërohen me forma të ndryshme presioni, manipulimi dhe dhune psikologjike.

'Problemi nuk njeh kufij. Ai  është përhapur në të njëjtën masë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale', tha ajo. 

r.k./Shqiptarja.com