Dhuna në kongresin amerikan, Shkëlqim Hajdari: Përgjegjësi e institucioneve ligjzbatuese

7 Janar 2021, 23:41 | Përditesimi i fundit: 2021-01-07 23:43:14

Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari e cilësoi dhunën në kongresin amerikan si përgjegjësi të autoriteteve ligjzbatuese, duke thënë se duhet zbuluar nga SHBA se si u lejuan ata protestues të armatosur të futeshin brenda. Në emisionin "Repolitix", Hajdari tha se ajo ngjarje është e paprecedentë dhe se faji ishte i autoriteteve ligjzbatuese.

"Ajo që ka ndodhur në SHBA është përgjegjësi e autoriteteve ligjzbatuese. Ajo që ka ndodhur atje është e paprecendentë, kanë qenë njerëz që janë afruar, të paarmatosur dhe është përgjegjësi e autoriteteve. Po të kishin funksionuar autoritetet që ruajnë kongresin ajo ngjarje nuk do ndodhte", tha Hajdari.