Dhuna në protestë/ Idajet Beqiri: Opozita i futi duart keq, ka frikë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe SPAK-u!

10 Dhjetor 2020, 23:24 | Përditesimi i fundit: 2020-12-10 23:39:32

Protesta dhe dhuna e përdorur në të ishte temë debati mes të ftuarve në emisionin "Repolitix'. Të fokusuar nëse kjo protestë ishte e nxitur nga politika apo jo, për avokatin Idajet Beqiri tha se një ditë më parë protesta nisi qytetare, por kur dhuna u shfaq nga disa të rinj, qytetarët u larguan dhe për këtu sipas avokatit ka futur duart keq politika.

"Qytetari del me qiri në dorë, ruan dhe distancën se jemi edhe në kohë covidi. Atje dolën për jetën e humbur të të riut dhe për këtë në protestë duhet të respektonin jetën që nga infektimi e deri tek dhuna ndaj policisë. Qytetarët protestuan dje, kur nisi dhuna ata ikën dhe aty ngeli krimi ordiner. E dyta aty futi duart edhe politika dhe po ta shikosh politika dje dhe sot i ka futu duart keq", tha Beqiri.

Anëtari i Nismës Thurje, Pano Soko tha se problemin në të gjithë këtë histori nuk e shikon tek dhuna por arsyet e këtij mllefi kaq të madh që u hodh nga protestuesit ndaj policisë duke e gjuajtur me gurë e çdo objekt tjetër. Sako shprehet se policia mbajti qëndrim të gabuar për vrasjen e 25-vjeçarit duke mos thënë të vërtetën dhe kjo solli revolta edhe më të mëdha.

"Problemin unë e kam me qëndrimin që mbajti policia. Në situata të tilla ti duhet të jesh vetëm i sinqertë dhe tentativa për ti rrëshqitur përgjegjësisë dhe presionit që u vu në momentin e parë të njoftimit të ngjarjes, normalisht që një institucion i përgjegjshëm nuk lëkundet nga e vërteta kushdo qoftë ajo. Mungesa e papërgjegjshmërisë për atë që ndodhi pas u vu re. Ai që shkon në protestë ka një mllef brenda dhe që ta analizosh një protestë duhen analizuar shkaqet e këtij mllefi dhe ajo që kuptova unë mllefi ishte ndaj sjelljes së policisë  që është i mbledhur në kohë", tha Sako.

Ndërsa juristi Leonard Karaj tha se në një proteste qytetare nuk duhet të kishte dhunë, por nuk mund t'i jepte kësaj proteste ngjyrime politike. Por krejt të kundërt e kishte qëndrimin gazetari Flogert Muça duke thënë se protesta kishte ngjyrime politike.