Dhuna te kopshti ‘Stinët’, edukatorja: S’e preka vajzën, 3-vjeçarja dëmtoi vetë këmbën tek hapësirat e krevatit

10 Nëntor 2023, 16:18

Edukatorja Majlinda Dehima, pas arrestimit të enjten me akuzën keqtrajtim të miturish i qëndroi deklarimeve të dhëna më parë se nuk e ka prekur vajzën 3-vjeçare. Ajo pretendoi se vajza e ka thyer këmbën vetë te hapësirat e krevatit. Ndërkohë krimi ekonomik po heton pronarët e kopshtit për aktivitetin pa dokumente kurse policia ka përpiluar plan masash për kontrollin e territorit për kopshte të tjera ilegale.