Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të mbyllet si platformë? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli

27 Nëntor 2023, 20:38

Në Shqipëri po flitet për mbylljen e mundshme të Tik-Tok për fëmijët, për shkak të ekspozimit të mesazheve me përmbajtje të papërshtatshme që shpesh janë bërë shkak për sherre të dhunshme përtej rrjetit social.  Moshat e reja në vendin tonë janë të dyzuara nëse Tik-Tok duhet mbyllur, por të gjithë bien dakord se duhet më shumë kontroll.