Rama e konsideroi sulmin në veri të Kosovës si ngjarja më e rëndë Kosovë – Serbi pas vitit 1999.
Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se qëndrimi që po mban në lidhje me dialogun me Serbinë është për konsum të brendshëm politik ndërsa Shqipëria është zë i fortë në Bruksel dhe SHBA për Kosovën. Madje Rama shkoi më tej duke thënë se Kurti po 'sulmon' qeverinë e Shqipërisë pikërisht për politikën e tij elektorale.