Dibër e Bulqizë, mijëra banorë pa energji elektrike! Dëbora 80 cm, izolohen njësitë Ostren, Trebisht, Gjoricë

13 Dhjetor 2021, 20:35 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 20:35

Trashësia e borës shkon deri në 80 cm në fshatrat malorë të Dibrës, ku shumë banorë kanë mbetur të izoluar, si dhe ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat e thella të Bulqizës e Dibrës. Konkretisht janë pa energjia elektrika Lura, Rec, Ostren Trebishtë, Tërnova, për shkak se janë këputur shtyllat elektrike.

KT/Shqiptarja.com