DIBËR/ Edhe në Dibër PS po kristalizon fitoren, PD rënie me mbi 31% krahasuar me 2021! Kryeson rritje me gati 21%

7 Mars 2022, 07:44

Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 38 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 35% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 6230 vota ose 64%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 1986 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 1581 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.