Dibra e Madhe i bashkohet Tiranës për Paradën e 28 Nëntorit, kryetari i komunës Hekuran Duka: Prezantohen vlerat tona kulturore

23 Nëntor 2023, 09:49

Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen  në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon e kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë manifestim.