Dibra 'vishet me të bardha', rikthehen reshjet e dëborës

10 Janar 2022, 14:27 | Përditesimi: 10 Janar 2022, 14:27

Ndryshon moti, temperaturat e larta deri në 19-20° të ditëve të para të vitit të ri 2022, ua lënë vendin reshjeve të dëborës. Gjatë ditës së sotme reshjet e borës kanë përfshirë rrethin e Dibrës. Në qytetin e Peshkopisë bora ka zbardhur çatitë, rreth 3 cm, ndërsa në lartësi mbi 800 metra dhe zonat e thella malore trashësia kalon mbi 10 cm.

r.k./Shqiptarja.com