Digjen tre makina gjatë natës në Laç! Zjarri ka nisur në njërën nga mjetet dhe më pas ka përfshirë 2 të tjera të parkuara pranë saj! Nuk dihen shkaqet

19 Mars 2022, 09:30 | Përditesimi: 19 Mars 2022, 09:30

LEZHË- 3 makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.

Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin pranë. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

KT/Shqiptarja.com