Digjet makina në autostradën Vlorë-Fier

5 Gusht, 12:24 | Përditesimi: 5 Gusht, 12:24

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, ka siguruar një video të automjetit të shkrumbuar në anë të rrugës, pranë fshatit Panaja. Nga zjarri në makinë nuk ka persona të lënduar. Për shuarjen e flakëve ndërhynë zjarrfikësit pasi u sinjalizuan.

r.k./Shqiptarja.com